Sony BDV-E2100 User Manual Page 89

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 94
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 88
11
AL
Kjo njësi mbështet funksionet e sigurisë
që përputhen me specifikimin Bluetooth
për të siguruar lidhje të sigurt gjatë
komunikimit duke përdorur teknologjinë
Bluetooth. Megjithatë, kjo siguri mund të
jetë e pamjaftueshme në varësi të
përmbajtjes së cilësimit dhe faktorëve të
tjerë, prandaj gjithmonë kini kujdes kur
kryeni komunikimin duke përdorur
teknologjinë Bluetooth.
Sony nuk është përgjegjës për asnjë
mënyrë dëmtimi apo humbje tjetër si
rezultat i rrjedhjes së informacionit gjatë
komunikimit duke përdorur teknologjinë
Bluetooth.
Komunikimi Bluetooth nuk është
domosdoshmërisht i garantuar me të
gjitha pajisjet Bluetooth që kanë të njëjtin
profil si kjo njësi.
•Pajisjet Bluetooth të lidhura me këtë njësi
duhet të përputhen me specifikimin
Bluetooth të përshkruar nga Bluetooth
SIG, Inc. dhe duhet të jenë të certifikuara
si të përputhshme. Megjithatë, edhe kur
një pajisje përputhet me specifikimin
Bluetooth, mund të ketë raste kur
karakteristikat apo specifikimet e pajisjes
Bluetooth mund ta bëjnë të pamundur
lidhjen, ose mund të rezultojnë
metoda të ndryshme kontrolli, paraqitjeje
apo funksionimi.
Mund të shkaktohet zhurmë ose audioja
mund të ndërpritet në varësi të pajisjes
Bluetooth që është lidhur me këtë njësi,
mjedisin e komunikimeve apo kushtet
rrethuese.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me
sistemin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
Shënime mbi disqet
Mbi përdorimin e disqeve
Për të mbajtur të pastër diskun, kapeni
diskun nga cepat e tij. Mos e prekni
sipërfaqen.
Mos ngjisni letër ose shirit mbi disk.
Mos e ekspozoni diskun ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit ose burimeve të
nxehtësisë siç janë tubacionet e ajrit të
nxehtë, ose mos e lini në një makinë të
parkuar në dritë të drejtpërdrejtë dielli
duke qenë se brenda makinës
temperaturat mund të rriten në mënyrë të
konsiderueshme.
Pas luajtjes, ruajeni diskun në kutinë e tij.
Page view 88
1 2 ... 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94

Comments to this Manuals

No comments